Kosova kishte mundësinë e artë për tu kualifikuar në Kupën e Botës, e cila këtë vit mbahet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.
Kosova mbrëmë pësoi humbje 1-0 nga Turqia, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Ptishtinë, në finalen e play-offit.
Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka reaguar pasi Kosova nuk arriti të kualifikohet në Kampionatin Botëror.
”Një përpjekje e shkëlqyer nga kombëtarja e Kosovës – luajti me zemër, vendosmëri, dhe krenari. Ajo që arritët është vërtet e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme.”, thuhet në postim.







