Ambasada e Kosovës në SHBA kremton 15-vjetorin e Pavarësisë, flet edhe Gabriel Escobar

Në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve që asnjëherë nuk kursyen mbështetjen për Republikën e Kosovës, Ambasada e Kosovës në Washington, D.C. ka shënuar 15 vjetorin e Pavarësisë.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës.

Ambasadori Dugolli theksoi se “marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është e rëndësishme për dy vendet tona”.

“Ne kemi të njëjtat vlera, jemi të përkushtuar për mbrojtjen e demokracisë, dhe jemi plotësisht të përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ndërtimin e një shoqërie të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe integrimin e plotë në strukturat euroatlantike”, tha Dugolli, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në pritjen zyrtare, të pranishmëve iu drejtua edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor i SHBA-ve, Gabriel Escobar.