Ambasadori amerikan takohet me Kadri Veselin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, është larguar nga Kuvendi i Kosovës, ku ka qëndruar për më shumë se gjysmë ore, njofton Indeksonline.

Ai është takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me të cilën thuhet se kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për taksën e vendosur nga Qeveria ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Taksa ndaj produkteve të Serbisë, ka bërë që takimet e diplomatit amerikan me liderët institucional të shpeshtohen.