Këtë vit në CES AMD prezantoi procesorin me 12 bërthama Ryzen AI Max+ 392 dhe me 8 bërthama Ryzen AI Max+ 388.
Ndërsa është një lëvizje e mirëpritur të shohim mbështetje desktop për çipet e reja Ryzen AI 400 të AMD, entuziastët e kompjuterëve dhe gamerat janë integruar më shumë me procesorin e ri Ryzen 7 9850X3D me 3D V-Cache.
Çipet e para do të mbërrijnë tek disa desktopë të vegjël dhe laptopë të fuqishëm ndërsa ky i fundit është një tjetër opsion për gamerat të cilët duan më shumë performancë dhe fuqi nga një çip 3D V-Cache pa pasur nevojë të shpenzojnë 700 dollarë në 9950X3D.
Vitin e kaluar AMD debutoi çipet Ryzen AI Max si një mënyrë për të krijuar një procesor me bërthama të fuqishme, me grafika potente, NPU dhe memorie të integruar ngjashëm me atë çfarë Apple ofron për çipet e saj.
Këtë vit në CES AMD prezantoi procesorin me 12 bërthama Ryzen AI Max+ 392 dhe me 8 bërthama Ryzen AI Max+ 388.
Të dy çipet kanë frekuenca 5Ghz, NPU prej 50 TOPS dhe karta grafike 60 TFLOPS. Çipet Ryzen AI Max impresionuan në Framework Desktop dhe ROG Flow Z13.
Sa i përket Ryzen 7 9850X3D, ai është një çip me 8 bërthama dhe frekuencë 5.6Ghz dhe L2 dhe L3 të kombinuar prej 104MB. Përdor teknologjinë 3D V-Cache për të aplikuar memorie cache vertikalisht mbi procesorin. Për efekt krahasimi, 9850HX standard ka 76MB cache L2 + L3.
AMD thotë se çipet e reja Ryzen AI Max+ dhe 9850X3D do të mbërrijnë në tre mujorin e parë të 2026 ndërsa çmimi nuk është bërë ende i ditur.










