Ballina Arritje Teknologji AMD prezanton modelet RX 9070 të kartave grafike në fund të muajit

AMD prezanton modelet RX 9070 të kartave grafike në fund të muajit

Ndryshe nga Nvidia që prezantoi gjeneratën e re RTX 50-Series në CES 2025, AMD zgjodhi të qëndronte e heshtur me detajet e produkteve të saja dedikuar gamerave.

AMD do të mbajë një eveniment prezantimi të kartave grafike të ardhshme RX 9070 në fund të muajit Shkurt ndërsa dalin në shitje prej datës 6 Mars.

Ndryshe nga Nvidia që prezantoi gjeneratën e re RTX 50-Series në CES 2025, AMD zgjodhi të qëndronte e heshtur me detajet e produkteve të saja dedikuar gamerave.

Lajmi për evenimentin e prezantimit u bë publik nga CEO e AMD Lisa Su gjatë raportimit të gjendjes financiare të kompanisë për tre mujorin e katërt të 2024. Megjithatë ajo nuk përmendi modelet RX 9060 e as nuk dha një datë fikse.

Lançimi i kartave grafike ishte menduar më 23 Janar nga AMD sipas raportimeve ndërsa shumë analistë mendohet që kanë në duar kartat RX 9070 për testim.

Gjenerata e re e kartave grafike të AMD sjell arkitekturën RDNA. AMD thotë se RDNA 4 është ndërtuar bazuar në procesin prodhues 4-nanometër të TSMC për të fuqizuar performancën AI.

Sa do të kushtojnë? Kjo është e vështirë të thuhet pa ditur më shumë rreth harduerit brenda. Skema e numrave të modelit ka ndryshuar dhe AMD ka pozicionuar kartat e reja si zëvendësime për RX 7900 XT, 7900 GRE dhe 7800 XT (900 dollarë, 550 dollarë dhe 500 dollarë në fillim, përkatësisht)