Ministrja e Jashtme e Andorrës, Imma Tor Faus, njoftoi në OKB se vendi i saj do të njohë shtetin e Palestinës sapo të plotësohen disa kushte.
Ajo theksoi se zgjidhja me dy shtete është e vetmja rrugë e besueshme për paqe dhe se një Palestinë e ardhshme duhet të jetë e çmilitarizuar dhe e qeverisur nga një autoritet i reformuar, pa përfshirjen e Hamasit.
Faus shtoi se njohja do të hyjë në fuqi kur të garantohet integrimi i plotë rajonal i Izraelit. Ndërkohë, qeveria e Andorrës do të vazhdojë të kërkojë fuqishëm lirimin e pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit.








