Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Andrew Tate në paraburgim për 30 ditë

Andrew Tate në paraburgim për 30 ditë

Andrew Tate and Tristan Tate are escorted by police officers outside the headquarters of the Directorate for Investigating Organized Crime and Terrorism in Bucharest (DIICOT) after being detained for 24 hours, in Bucharest, Romania, December 29, 2022. Inquam Photos/Octav Ganea via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. ROMANIA OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN ROMANIA

Një gjykatë rumune ka pranuar kërkesën e policisë për ta mbajtur në paraburgim për 30 ditë influencerin kontrovers dhe mizogjenin e vetë-shpallur, Andrew Tate, shkruan BBC.

Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan të enjten si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim njerëzor dhe përdhunim.

Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy burra rumunë, drejtonin “një grupi krimi të organizuar”.

Tristanit dhe dy burrave të tjerë gjithashtu iu kumtua vendimi për paraburgim.

Avokati i Tates, Eugen Vidineac, ka thënë se do ta apelonin vendimin.

Tate, 36-vjeçar, nuk e ka komentuar arrestimin.

Ish-kikboksieri dhe ylli i realitetit televiziv është ndaluar nga një sërë platformash të mediave sociale për komente mizogjene dhe gjuhë urrejtjeje.

Ish-kikboksieri më parë e përshkroi fenë Islame si ‘fenë e fundit të vërtetë në botë’ dhe tanimë ai ka konfirmuar se është bërë musliman e kjo çoi në reagime të ndryshme nga e tërë bota muslimane dhe jo-muslimane. /koha/mesazhi