Hysen Durmishi, anëtar i Vetëvendosjes ka reaguar pas publikimit të mesazheve dje dhe deklarateve të përçarjes brenda partisë.
Durmishi, përmes Facebookut, ka thënë që VV-ja mirëpret të gjithë ata që pajtohen me programin e tyre politik, ndërsa, të tjerë që nuk besojnë në fyrmen e VV-së, rrugë të mbarë.
Më poshtë postimi i plotë:
Në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, gjatë këtyre viteve kemi pritur shumë e disa edhe i kemi përcjellur.
Mirë se të vijnë të gjithë ata që pajtohen me programin tonë politik, alternativen tonë qeverisëse. Mirë se të vijnë të gjithë ata që besojnë në parimet e konceptin tonë politik. Mirë se të vijnë të gjithë ata që besojnë në frymën e idenë e vetëvendosjes, të ndërtuar me djersë e me gjak, me mund e me sakrificë, nga Albini me shoqe e me shokë.
Natyrisht rruga e mbarë të gjithë të tjerëve që nuk besojnë në ato që u thanë më lart.