Anglia bindëse ndaj Uellsit

Kombëtarja e Anglisë ka vazhduar me fitore nën urdhrat e Thomas Tuchel. Këtë herë, triumfuan bindshëm ndaj Uellsit.

“Tre Luanët” ishin dukshëm më të mirë në miqësoren e të premtes, për të fituar me rezultat 3-0.

Morgan Rogers pas vetëm tre minutave lojë shënoi pas një asistimi fantastik të Marc Guehit.

Ndërsa, ishte Ollie Watkins që dyfishoi epërsinë pasi u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer (11’).

Kurse, fitoren e vulosi Bukayo Saka – që realizoi një supergol fantastik, njëkohësisht u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Anglisë që përfaqëson Arsenalin.

Anglia lehtësisht mund të shënonte edhe dy gola tjerë, megjithatë njësoi si Gordon ashtu edhe Rodgers dështuan nga afërsia.

Anglia rikthehet në “aksion” të martën si mysafir i Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.