Anija “Butrinti”, pjesë e operacionit për shpëtimin e 55 emigrantëve nga një gomone në vështirësi

Anija “Butrinti”, së bashku me një anije greke dhe një turke, shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ndau sot pamje nga ky oprracion shpëtimi teksa u shpreh se, “anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje”.

“Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi”, theksoi Peleshi.

“Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, nënvizoi ai.