Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Anije trageti me mbi 350 persona mbytet në Filipinet jugore, të paktën...

Anije trageti me mbi 350 persona mbytet në Filipinet jugore, të paktën 15 të vdekur

Një traget që transportonte më shumë se 350 persona është mbytur në jug të Filipineve, duke shkaktuar të paktën 15 viktima, njoftuan autoritetet lokale.

Sipas zyrtarëve, 316 persona janë shpëtuar deri tani, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Ngjarja ndodhi në ujërat e Filipineve jugore, por autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota për shkaqet e mbytjes së anijes. Ekipet e emergjencës janë në terren dhe po hetojnë rrethanat e incidentit. /mesazhi