Ankaraja i bën thirrje Athinës për maturi dhe ndershmëri

Turqi: Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tanzhu Bilgiç (Tanju Bilgiç) i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje në lidhje me deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias bërë më 19 nëntor për Turqinë.

“Greqia nuk e ‘përtyp’ dot në asnjë mënyrë faktin që Turqia luan një rol kyç në sigurimin e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në rajonin e saj, por edhe në gjeografinë e afërt. Greqia po përpiqet të konkurrojë me Turqinë për çdo çështje, ajo preferon tensionin në vend të bashkëpunimit dhe krijon aleanca artificiale kundër Turqisë. Megjithatë, të gjitha këto përpjekje të palës greke janë të kota”,- thekson zëdhënësi Bilgiç dhe shton:

Greqia flet për nevojën e fillimit të dialogut, por në të njëjtën kohë ajo nuk ndalet së bëri çdo ditë deklarata armiqësore dhe provokuese kundër Turqisë. Ne e ftojmë Greqinë në maturi, ndershmëri dhe sinqeritet. /trt