Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Çedomir Aksiç, pas ankesës së mbrojtjes.
Apeli ka kthyer në rigjykim dhe vendosje.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 26.12.2024, në mungesë të akuzuarin Çedomir Aksiç, e ka shpallur fajtor për veprën penale në bashkëkryerje krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe i ka shqiptuar dënim me burgim prej 15 vite.








