Apple do të skanojë telefonët e përdoruesve për materiale të abuzimit me fëmijët

Apple tha se nëse gjenden materiale të tilla, një njeri më pas do të marrë situatën në dorë dhe të raportojë përdoruesin tek agjencitë ligjzbatuese.

Apple prezantoi një sistem të ri i cili është ndërtuar për të gjetur materiale të abuzimit me fëmijët në pajisjeve e përdoruesve në SHBA.

Përpara se një imazh të ruhet në iCloud Photos, teknologjia do të kërkojë për materiale të tilla.

Apple tha se nëse gjenden materiale të tilla, një njeri më pas do të marrë situatën në dorë dhe të raportojë përdoruesin tek agjencitë ligjzbatuese.

Megjithatë ka shqetësime se privatësia e përdoruesve mund të shkelet nga teknologjia. Ekspertët janë të shqetësuar se mund të përdoret nga qeveri autoritare për të përgjuar qytetarët e saj.

Apple tha se versionet e reja të iOS dhe iPadOS të cilët do të debutojnë në Shtator kanë teknologjinë e re. Sistemi funksionon duke krahasuar fotot e një databaze me materiale të abuzimit të fëmijëve përpiluar nga autoritetet Amerikane për mbrojtjen e tyre.

Imazhe përkthehen në kode numerike të cilat më pas krahasohen me imazhet e gjetura në pajisjet Apple të përdoruesve. /PCWorld Albanian