Apple lançon një aplikacion të dedikuar për menaxhimin e fjalëkalimeve

Për shembull do të mund të shikoni të gjitha fjalëkalimet, ose vetëm fjalëkalimet Wi-Fi, ose passkeys apo kodet që nuk kanë lidhje me një uebsajt ose shërbim.

Ndërsa ka qenë e mundur që të përdorni llogarinë në iCloud për të ruajtur dhe sinkronizuar fjalëkalimet në disa pajisje iOS, nuk ishte e lehtë për tu bërë.

Fjalëkalimet ishin të disponueshme nga aplikacioni Settings në Mac ose iPhone. Tani kompania prezantoi një aplikacion të ri quajtur Passwords në WWDC 2024.

Ky aplikacion do të jetë i disponushëm për iOS, macOS, visionOS nga Shtatori. Krahas funksionaliteteve që gjeni sot në menunë Passwords, një kolonë e re në të majtë bën të mundur navigimin në koleksionin e fjalëkalimeve.

Për shembull do të mund të shikoni të gjitha fjalëkalimet, ose vetëm fjalëkalimet Wi-Fi, ose passkeys apo kodet që nuk kanë lidhje me një uebsajt ose shërbim.

Si përkujtues, iCloud Passwords ofronte mbështetje për ndarjen e fjalëkalimeve, kodeve të verifikimit si dhe një fushë shënimi për çdo fjalëkalim. Ky aplikacion i ri e bën më të lehtë përdorimin e iCloud Passwords për të ruajtur informacionet tuaja të ndjeshme.