Apple mbyll aplikacionin Android që mund të komunikonte me iMessage

Beeper Mini operonte duke interceptuar protokollin e iMessage duke përdorur shërbimin e njoftimeve shtytëse të Apple, duke i bindur kështu serverët e Apple se ishte një pajisje autentike Apple.

Ditën e Premte Apple konfirmoi se kishte marrë masa për të bllokuar funksionalitetin e aplikacionit Beeper Mini, i cili bënte të mundur që përdoruesit Android të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe nga aplikacioni iMessage.

Apple vuri theksin tek rëndësia që i jep privatësisë dhe sigurisë duke shpjeguar se një lëvizje ishte e nevojshme për shkak të rreziqeve potenciale që teknikat e Beeper Mini kishin përfshirë ekspozimin e metadata, ndaj spam dhe sulmeve phishing.

Beeper Mini operonte duke interceptuar protokollin e iMessage duke përdorur shërbimin e njoftimeve shtytëse të Apple, duke i bindur kështu serverët e Apple se ishte një pajisje autentike Apple.

Kjo metodë sipas Apple përfshinte përdorimin e kredencialeve të rreme të cilët përbënin rreziqe potenciale sigurie dhe privatësie për përdoruesit.

Beeper pretendon se procesi i saj funksiononte pa kompromentuar aspak enkriptimin apo privatësinë ndërsa në dokumentacionin e kompanisë thuhet se askush nuk mund të lexojnë përmbajtjen e mesazheve mes dërguesit dhe marrësit.

Por Apple tha se nuk ka arritur të verifikojë këtë pretendim duke e konsideruar rrezik për përdoruesit. Pas deklaratës së Apple, CEO i Beeper Mini, Eric Migicovsky, tha se është gati të bashkëpunojë me Apple për të bërë një vlerësim të kodit të Beeper.