Apple mund të prezantojë produkte surprizë brenda këtij muaji

Spekulimet ishin të shumta, nga modele të reja iMac në iPad apo edhe iMac 24-inç që pritej të debutonin këtë muaj. Bloomberg raportoi ditën e Dielë se Apple do të prezantojë diçka të re më 30 Tetor.

Tetori po shkon drejt e fundit e pavarësisht se është konsideruar gjithnjë si muaji i MacBook, këtë muaj kemi parë vetëm një Apple Pencil disi të çuditshëm.

Spekulimet ishin të shumta, nga modele të reja iMac në iPad apo edhe iMac 24-inç që pritej të debutonin këtë muaj. Bloomberg raportoi ditën e Dielë se Apple do të prezantojë diçka të re më 30 Tetor.

Bëhet fjalë për një iMac i cili ka të paktën 900 ditë që nuk është përditësuar që kur debutoi në gjysmën e parë të 2021. Mark Gurman tha se një iMac i ri me çipin M3 do të mbërrijë.

Madje ai shkon më tutje duke thënë se ekziston një mundësi që Apple të rifreskojë modelet MacBook Pro 13-inç me procesorët më të fundit Apple M3 duke qenë se ka kaluar një vit që kur është përditësuar.

Ndërkaq në Janar kompania do të rifreskojë variantet 14-inç dhe 16-inç të laptopëve profesionalë.

Raportimi i Gurman bie në kundërshti me parashikimin e analistit të mirënjohur të Apple Ming-Chi Kuo i cili thotë se një iMac i ri 24-inë nuk do të vijë përpara 2024.

Kujtojmë se Apple M3 përdor 8 bërthama procesorike dhe 10 bërthama grafike bazuar në procesin e prodhimi 3-nanometër të TSMC.