Apple përgatit ndryshimin në iPhone 15 që do tu japë smartfonëve një pamje premium

Apple pëlqen që me gjenerata të reja smartfonësh të debutojë një ngjyrë të re dhe Phone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të kenë opsionin e ri të kuq.

iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro do të jenë shumë të ngjashëm me modelet e vitit të kaluar në paraqitje, por një informacion i fundit zbuloi një diferencë të madhe.

Sipas të njëjtës llogari në rrjetin social Kinez Weibo që zbuloi ardhjen e një modeli në ngjyrë të verdhë për iPhone 14, Apple do të lançojë modelet standarde iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus me të njëjtin xham të pasmë si modelet Pro.

Kjo do ti jepte telefonëve një pamje dhe ndjesi më Premium. Burimi thotë se iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të vinë me një ngjyrë të re cian e cila anon nga jeshilja. Apple pëlqen që me gjenerata të reja smartfonësh të debutojë një ngjyrë të re dhe Phone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të kenë opsionin e ri të kuq.

Ngjyrat nuk do të jenë të vetmet ndryshme të jashtme krahasuar me iPhone 14. Modelet Pro nuk do të kenë butonin ikonik të aktivizimit të modaliteti të heshtjes në favor të një butoni të ri aksioni i cili mund të programohet sipas dëshirës.

Gjithashtu pritet një reduktim i madhësisë së kornizave ndërsa mbarë linja iPhone 15 do të vijë me USB-C. Kjo e fundit erdhi si rezultat i presioneve rregullatorë në Evropë.

Së fundi presim që variantet e reja të ruajnë çmimet fillestare 799 dollarë dhe 899 dollarë për iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus respektivisht ndërsa modelet Pro do të kushtojnë 200 dollarë më tepër.