Arabia Saudite bën kthesë pozitive lidhur me bllokadën ndaj Katarit

Kryetari i Komisionit kombëtar i Katarit për të Drejtat e Njeriut (NHRC) Ali bin Samih el-Merri në një deklaratë për media në kryeqytetin e vendit në Doha, tha se ka një ‘kthesë pozitive’ në bllokadën e vendosur nga Arabia Saudite ndaj Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se ky hap nuk është i mjaftueshëm pasi kjo nuk ndodh edhe me vendet tjera të cilat kanë vendosur bllokadë si Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Bahreini.

Sipas tij, Arabia Saudite ka lejuar që qytetarët e saj që punojnë, banojnë apo kanë prona në Katar, të cilëve më parë u kishte dhënë afat dyjavor të largohen nga ky vend, të qëndrojnë në këtë vend.

Arabia Saudite po ashtu ka lejuar hyrjen e studentëve të saj në Katar si dhe hyrjen e studentëve të Katarit në Arabinë Saudite.

Duke shtuar se ky hap pozitiv nuk është “i qartë” Merri thotë se qytetarët e Arabisë Saudite që kanë prona në Katar u lejohet të hyjnë në Katar, kurse qytetarëve të Katarit të cilët kanë prona në Arabinë Saudite nuk u lejohet të hyjnë në këtë vend.

Rritje të sanksioneve nga EBA dhe Bahreini

Përkundër Arabisë Saudite, në EBA dhe Bahrein, sipas Merrit, ka rritje të sanksioneve ndaj Katarit. Ai thotë se studentët e Katarit të cilët studiojnë në shkollat e EBA-ve diskriminohen.

Ai tha se që nga fillimi i bllokadës NHRC ka marrë 3269 ankesa. Merri thotë se numri i ankesave nga investitorët e Katarit është 984 ndërsa 607 prej tyre janë ndaj Arabisë Saudite, 331 ndaj EBA-ve dhe 46 ndaj Bahreinit.