Qendra e Ndihmës Humanitare dhe Ndihmës së Mbretit Saudit Salman tha të premten se kishte dërguar dy avionë në Poloni që transportonin 168 tonë ndihma për t’i dorëzuar popullit ukrainas.
“Dy avionë sauditë të ndihmave u larguan nga Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Khalid në kryeqytet, Riad, këtë mëngjes (të premte), duke u nisur drejt aeroportit polak Zusov, i cili është afër kufirit me Ukrainën”, tha qendra e ndihmës.
“Dy avionët bartin 168 ton ndihma saudite për popullin ukrainas”, thuhet në deklaratë.
Ndihma përfshin materiale strehimi, gjeneratorë elektrikë dhe furnizime mjekësore, të cilat do të dërgohen përtej kufirit polak në Ukrainë.
Në shkurt, një delegacion saudit i kryesuar nga Ministri i Jashtëm Princi Faisal bin Farhan vizitoi kryeqytetin ukrainas, Kiev. Kjo ishte vizita e parë e këtij lloji nga një zyrtar saudit dhe arab në Ukrainë që nga lufta.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në vitin e saj të dytë me vendet perëndimore që mbështesin fuqishëm Kievin.
#SaudiArabia begins operating the first relief air bridge flights to help #Ukraine, carrying generators for electric power and relief materials weighing more than 80 tons ?? ??
— The Saudi Post – English (@TheSaudiPost_En) March 3, 2023




