Arabia Saudite dëshiron të blej dronët turk, thotë Erdogan

Arabia Saudite është duke shikuar të blej dronë të armatosur nga Turqia, tha presidenti turk Erdogan të martën, në një lëvizje që mund të shënon riafrim në mes dy superfuqive rivale rajonale.

Lidhjet mes dy vendeve janë tensionuar që nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018. Tregtia në mes dy vendeve ka rënë në një bojkot jo zyrtar,  nga Arabia Saudite por dy vendet kanë thënë se do të punojnë për të përmirësuar marrëdhëniet.

Shpresat e Turqisë për të ulur tensionet me Arabinë Saudite janë pjesë e një përpjekjeje rajonale, e që vjen pas përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin gjithashtu.

Turqia për momentin njihet se një nga prodhuesit kryesorë të dronëve të armatosur në botë, e që ndihmoi dukshëm me ta në luftimet e Azerbajxhanit ndaj Armenisë në rajonin Nagorno-Karabak. /Mesazhi.com