Arabia Saudite ka riafirmuar mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Somalisë, pas njohjes së rajonit të shkëputur Somaliland nga Izraeli, transmeton Anadolu.
Në një mbledhje të kabinetit të kryesuar nga Mbreti Salman në Riad, Arabia Saudite hodhi poshtë deklaratën e njohjes reciproke midis Izraelit dhe Somalilandit.
Izraeli është vendi i parë në botë që të premten njohu Somalilandin si shtet sovran.
Somalilandi, i cili nuk ka marrë
Somalilandi, i cili nuk ka fituar njohje zyrtare që nga shpallja e pavarësisë nga Somalia në vitin 1991, vepron si një entitet “de fakto” i pavarur administrativ, politik dhe i sigurisë, me qeverinë qendrore të paaftë për të ushtruar kontroll mbi rajonin dhe udhëheqjen e saj të paaftë për të siguruar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë.






