Arbërie Nagavci shkarkon Këshillin Drejtues të Universitetit të Gjilanit dhe emëron anëtarë të rinj

Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot gjatë ditës ka shkarkuar Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Sipas vendimit, të shkarkuarit janë: Ibrahim Kosumi, Yllka Behluli, Violeta Abazi-Huruglica.

Ministrja Nagavci në vend të tyre menjëherë ka emëruar Florian Qehajën, Agron Hajdarin dhe Jeta Pajaziti-Doli.

Ndërkaq, sipas arsyetimit, shkarkimi i tyre ka ardhur duke u mbështetur në raportin e punës, gjetjet dhe rekomandimete Raportit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, të reflektuara me mosefikasitet apo sjelljeve të cilat paraqesin dështim, refuzim, shpërfillje, paaftësi të vazhdueshme për t’i përmbushur detyrat e postit që ushtron, ose për të vepruar në përputhje me sttutin e Universitetit Publik, “Kadri Zeka”.

Ndërkaq, thuhet se pala e pakënaqur në këtë vendim, ka të drejtë ankese në MASHTI në afat prej 15 ditësh.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot kanë votuar pro shkarkimit të Bordit të RTK-së.

Kuvendi votoi pro shkarkimit të Bordit për secilin anëtarë veç e veç.