Ballina Sport Boterori 2026 Argjentinë – Egjipt dhe Zvicër – Kolumbi mbyllin ndeshjet e 1/8 së...

Argjentinë – Egjipt dhe Zvicër – Kolumbi mbyllin ndeshjet e 1/8 së finales

Botërori 2026 vazhdon sonte me dy ndeshjet e radhës në kuadër të fazës së 1/8 së finales.

Dita e sotëm në këtë Botëror nis në orën 18:00 me përballjen Argjentinë-Egjipt, duel që pritet të sjellë një ndeshje të fortë pasi që të dy skuadra synojnë të kalojnë në fazën tjetër të këtij të Kupës së Botës 2026.

Në orën 22:00 luhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kolumbisë.

Zvicra e Granit Xhakës, e cila po shfaq formë të mirë në këtë Botëror synon fitore ndaj Kolumbisë për të bërë hapin tjetër, ndonëse zviceranët nuk do ta kenë lehtë përballë Kolumbisë, një skuadër që nuk thyhet lehtë.