Ballina Lajmet Kosovë Arrestohen dy gra, dyshohen për marrje me prostitucion

Arrestohen dy gra, dyshohen për marrje me prostitucion

Policia ka arrestuar dy gra, 35 vjeçaren me inicialet N.A. dhe 19 vjeçaren me inicialet S.B., për përfshirje në prostitucion.

Sipas Policisë, pas hetimeve të vazhdueshme dhe një pune operacionale policore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinëdje ka arrestuar 35 vjeçaren dhe 19 vjeçaren nën dyshimin për mundësim ose detyrim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion në bashkëkryerje.

Dy të arrestuarat janë shtetase kosovare.