Arrestohen tre persona, dyshohen për pengim të policëve

Tre persona janë arrestuar të martën në Kllokot, të dyshuar për pengim në detyrë të zyrtarëve policor.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Kllokot-02.01.2024-03:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.