Arrestohen tre persona në Gjakovë për shitje të kokainës

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë të enjten për shitje të substancave narkotike.

Policia ka konfiskuar vetura, afër 5500 euro, 3500 lekë, 100 franga, 70 funte, 17 dollarë dhe telefona.

“Me 03.03.2022 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale duke shitur në bashkëkryerje substancë narkotike dyshohet e llojit Kokainë. Si prova materiale janë sekuestruar: dy vetura, kesh para 5483 €, 3500 Lekë, 100 Franga, 70 Funta, 17 Dollar dhe tre telefona mobil. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.