Arrestohet i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë

Është arrestuar i dyshuari për plagosjen e trefishtë në Pejë mbrëmjen e së mërkurës, Agron Gashi.

Lajmin e konfirmoi prokurori i rastit Ersan Qavollil.

Ai tha se fillimisht ndaj të dyshuarit do të caktohet masa e ndalimit dhe kërkesa e masës së paraburgimit.

“Po konfirmoj që pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestoj të dyshuarin. Lidhur me procedurat sigurisht do të vendimi për ndalim ndalohet 48 orë, po ashtu caktimi i masës së paraburgimit si dhe pastaj të caktohet seanca dëgjimore nga ana e gjykatës”, u shpreh Qavolli.