Arrestohet imami nga Tirana pasi tha se festimi i pavarësisë është “haram”

Një “imam” nga Tirana me emrin Armand Ali, është shoqëruar për në Prokurori nga policia, njësitet anti-terror, për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve.

Pak ditë më parë ai, me anë të një statusi në Facebook bëri një zhurmë të madhe me deklaratën drejtuar myslimanëve, për të mos festuar ditën e pavarësisë pasi ishte haram.

Vlerësohet se imami ka postuar në Facebook mesazhe për myslimanët, me frymë antikombëtare.

“Më datë 06.12.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, 41 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi ka publikuar një shkrim, në një rrjet social me titull “ Befason imami shqiptar: Mos festoni ditën e Pavarësisë, është haram! ”. Neni 265 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.