Arrestohet në Serbi drejtori i Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi

Policia e Kosovës ka konfirmuar për lajmi.net se policia kufitare e Serbisë ka arrestuar Drejtorin e Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçin.

Arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, mbrëmë rreth orës 00:00, ka zbuluar për lajmi.net Daut Hoxha, zyrtar për informim në PK.

Policia nuk i di arsyet e arrestimit, e madje nuk e di as vendin se ku gjendet për momentin drejtori Thaçi.