“Arrestohet një person pasi e kërcënoi Behgjet Pacollin”

Naim Murseli, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, ka thënë se mbrëmë është arrestuar nga policia një i dyshuar pasi e kishte kërcënuar Pacollin.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli”, ka shkruar Murseli në Facebook.