Arsenali 20% më pak gjasa për ta fituar Premire League

Skuadra e Arsenalit barazoi 2 me 2 në ndeshjen ndaj rivalit lokal londinez, West Ham United, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në Premier League.

Me këtë barazim, tani gjasat për ta fituar tiullin skuadra e “Topçinjëve” kanë rënë dukshëm, shkruan Lajmi.net

Sipas “Opta”, probabiliteti i titullit të Arsenalit për momentin është vetëm 34.4% krahasuar me 65.5% për Manchester City. Para fillimit të turneut, shpërndarjet ishin krejtësisht të ndryshme: 46.9% për londinezët, 53.1% për Manchesterin.

Tashmë Topçinjtë kanë 74 pikë pas 31 ndeshjeve, ndërsa Qytetarët 70 pas 30 ndeshjeve.