Arsenali eleminohet nga Kupa

Arsenali është eleminuar nga FA Cup, pasi është mposhtur nga skuadra legjendare, Nottingham Forest me rezultat 4-2.

Golat për Nottingham i shënuan dy Eric Lichaj, Ben Brereton dhe Kieran Dowell nga penalltia.

Ndërsa për Arsenalin golat i shënuan Per Mertasacker dhe Danny Welbeck.

Me këtë humbje, skuadra e Wenger e përfundon aventurën në FA Cup ndërsa Nottingham Forest kalon në raundin tjetër.