Arsenali siguron 1/8 e finales në Champions

Arsenal ka shënuar një fitore të rëndësishme në Champions League, duke e mposhtur në transfertë skuadrën belge, Club Brugge.

”Topçinjtë” morren tre pikë sonte, duke fituar me rezultat 0-3.

Londinezët ishin superiorë nga fillimi deri në fund, ku goli i parë erdhi në minutën e 25-të, kur Madueke, pas një asistimi të Zubimendit, zhbllokoi rezultatin me një supergol. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Arsenalit.

Në pjesën e dytë, Arsenal shtoi ritmin dhe e thelloi rezultatin. Sërish ishte Madueke ai që realizoi golin e dytë personal dhe të skuadrës në minutën e 47-të.

Vetëm nëntë minuta më vonë, Gabriel Martinelli vulosi fitoren për skuadrën e drejtuar nga Mikael Arteta.

Me këtë fitore, Arsenal është lidere e tabelës me 18 pikë, duke siguruar 1/8 e finales në Champions League, duke qënë skuadra e vetme me bilanc të plot, gjashtë fitore në po aq ndeshje.

Në anën tjetër, skuadra qiprote, Pafos, mbetet në kuotën e katër pikëve.