Ballina Sport Futboll Arsenali triumfon ndaj Liverpoolit, shkëputet në krye të Premierligës

Arsenali triumfon ndaj Liverpoolit, shkëputet në krye të Premierligës

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Liverpoolit, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 në kuadër të Premierligës angleze.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Havertz në minutën e 16-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës londineze, e cila arriti ta ruajë avantazhin deri në fund të takimit.

Liverpooli tentoi të reagojë, por nuk arriti ta gjejë rrugën drejt golit.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon të konfirmojë formën e mirë dhe forcon pozitën e tij në krye të tabelës me 24 pikë.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet me 15 pikë, duke humbur terren në garën për kreun e Premierligës.