Arsimi lëshon pe, kirurgët vazhdojnë grevën

Kriza nga grevat në sektorë të ndryshëm nuk shihen se është afër fundit. Përderisa sot partnerët e koalicionit qeverisës arritën një marrveshje Sindikatën e Bashkuar të Arsimit që e ndërpreu grevën në arsim, greva në shëndetësi po vazhdon në disa fusha. Kirurgët që kanë filluar grevën që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar nuk po heqin dorë. “Greva vazhdon pa asnjë përjashtim, aktualisht pa asnjë ndryshim me të njejtat kërkesa” tha Arbër Morina përfaqësues i kolegjiumit të kirurgëve. Kirurgët po kërkojnë koeficientin 10, nga 5 sa është diskutuar në Ligjin për Nivelizimin e Pagave.