Arthur do të kthehet tek Juventusi

Mesfushori Arthur Melo do të kthehet te skuadra e Juventusit me të përfunduar edicioni aktual.

Braziliani është i huazuar tek Fiorentina por agjenti i tij ka njoftuar për kthimin e Arthurit tek Juventusi. Mësohet se Fiorentina nuk do ta aktivizoj klauzolën e blerjes së Arthurit në verë edhe pse mesfushori është i lumntur te kjo skuadër.

Fiorentina ka paguar dy milionë euro për huazimin e Arthurit, ndërsa duhet të paguajë edhe 20 milionë euro të tjera për ta blerë kartonin e tij nga Juventusi.

27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, ndërsa edicionin e shkuar ishte i huazuar tek Liverpooli.

Në 36 paraqitje për Fiorentinën këtë edicion në të gjitha garat, Arthur ka 2 asistime.