Artistët palestinezë me artin modern tërheqin vëmendjen për pushtimin izraelit

Në Rripin e bllokuar të Gazës, artistët palestinezë mbajtën një ekspozitë të veprave të artit modern që tërheqin vëmendjen për problemet e Palestinës nën okupimin Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizuar nga Qendra e Kulturës dhe Artit në Gaza, ekspozita përfshin afërsisht 100 vepra nga 70 artistë palestinezë, duke përfshirë fotografi, skulptura, piktura, instalime.

Ekspozita përfshin piktura dhe modele të Mesxhid al-Aksasë dhe Kupolës së Shkëmbit, si dhe vepra arti që përshkruajnë lidhjen e palestinezëve me tokën e tyre, shtypjen e Izraelit ndaj Palestinës dhe rolin e grave në shoqëri.

Kryetari i Bordit të Qendrës së Kulturës dhe Artit të Gazës, Ashraf Sahvil, tha se me këtë ekspozitë që hapën, ata donin të tërhiqnin vëmendjen për problemet e Palestinës nën okupimin izraelit.

Duke deklaruar se ekspozita është një mesazh në lidhje me përkushtimin e Palestinës për tokën e tyre dhe të drejtat e tyre legjitime, Sahvil theksoi se populli palestinez, i cili është i ekspozuar ndaj sulmeve, do të vazhdojë luftën e tij me furça dhe fjalë. /aa