Asnjë autobus i Podujevës për Prishtinë

Asnjë autobus i linjës Podujevë-Prishtinë nuk ka lëvizur sot nga stacioni i autobusë në Podujevë.

Ata kanë filluar një grevë në shenjë pakënaqësie për qarkullimin e madh të taksive ilegale.

Autobusët janë të parkuar në stacion dhe nuk ka as një nisje për në Prishtinë. Këtë grevë e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës që kanë mbajtur rendin në stacion të autobusëve. Mësohet se greva e shoqatës së transportuesve të Podujevës do të mbahet gjatë tërë ditës.