Asnjë viktimë dhe nëntë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Brenda 24 orësh në Kosovë janë konfirmuar nëntë raste me koronavirus.

Në këtë periudhë kohore, nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi i plotë nga ministria e Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.341 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të vaksinës.

Deri më sot 16.821 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.

Në total numri i rasteve aktive është 179.