Edhe pse Kosova mori hapa konkret për formimin e Asociacionit, as kjo nuk i kënaqu serbët.
Ata po thonë se krijimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe duhet të bëhet sipas marrëveshjes në Bruksel, e jo sipas Kushtetutës së Kosovës.Por edhe Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Asoacioacioni duhet të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës, transmeton lajmi.net
“Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës”, tha sot zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.
Në Bruksel, u njoftua se eksperët e OSBE-së do të ndihmojnë në hartimin e statutit të Asociacionit.Ndryshe, për zbatimin e kësaj marrëveshje BE-ja ka dhënë katër muaj kohë afat.








