Asus gati të fillojë prodhimin në masë të kartave grafike pa kabllo

Asus konfirmoi qëllimet e saj të prodhimit të modeleve RTX 4070 pa kabllo drejt fundit të vitit duke sugjeruar se mund të jetë globalisht i disponueshëm në fund të 2023 ose fillim të 2024.

Në evenimentin Computex në muajin Maj, Asus prezantoi një kartë grafike e cila merrte energjinë direkt nga pllaka amë në vend të kabllove.

Kompania tregoi një konfigurim unik në një eveniment tjetër në Shangai për të zbuluar më tutje ambiciet për ta sjellë dizajnin e ri në treg.

Asus konfirmoi qëllimet e saj të prodhimit të modeleve RTX 4070 pa kabllo drejt fundit të vitit duke sugjeruar se mund të jetë globalisht i disponueshëm në fund të 2023 ose fillim të 2024.

Karta grafike do të jetë e disponueshme në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Menaxhimi i kabllove është shndërruar në një problem gjatë ndërtimi të një kompjuteri dhe incidentet e fundit me RTX 4090 kanë provuar se kabllot e energjisë mund të jenë edhe të rrezikshme.

Zgjidhjen e re Asus e prezantoi në Computex dhe karta grafike mund të merrte energji deri në 600W nga pllaka amë. Nëse debutimi është i suksesshëm mund të bëhet pikënisje e një revolucioni dhe vendosje të një standardi të ri që bën menaxhimin e kabllove më të lehtë.