Athletic Bilbao fiton trilerin e pesë golave ndaj Barcelonës dhe kalon në çerekfinale

Athletico Biblao ka shënuar fitore ndaj Barcelonës me rezultat 3-2 në kaudër të Kupës së Mbretit, duke kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja nisi shumë mirë për baskët që shënuan që në rastin e parë.

Iker Muniain shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një asistim të Nico Williams duke shënuar për 1-0.

Por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë. Ferran Torres shënoi golin e parë me fanellën e Barcelonës, me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Vendasit kishin katër raste të tjera të mira në pjesën e parë, por nuk arritën t’i ndryshonin shifrat.

Edhe në pjesën e dytë Bilbao ishte ajo që rrezikonte më shumë.

Vëllezërit Nico dhe Inaki Willams, kishin raste të mira, por që nuk shënuan.

Në minutën e 86-të erdhi goli pas dominimit të Bilbaos, kur Inigo Martinez ishte i saktë për 2-1.

Vetëm pasi pranoi golin Barcelona filloi të luajë. Në minutën e tretë të kohës shtesë, Dani Alves ktheu një top në zonë, ndërsa Pedri ishte në vendin e duhur, ku me një goditje të fortë shënoi për 2-2.

Më gola në kohën e rregullt nuk kishte dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Edhe në vazhdime skuadrat nuk u ndalën për të kërkuar golin.

Iker Muniain ishte ai që e gjeti golin në kohën shtesë të vazhdimit të parë nga pika e bardhë për 3-2, pasi Jordi Alba luajti me dorë në zonë.

Barcelona barazoi shifrat me Torres, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Athletico Bilbao deri në fund ruajti rezultatin dhe në fund mori fitore për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.