ATK-ja jep një lajm të rëndësishëm për kuponët fiskal

Projekti i Administratës Tatimore të Kosovvës me kuponë fiskal ka ngjallur interesim të madh tek qytetarët e Republikës. Mirëpo, kjo është ‘zbehur’ paksa me rastin kur ATK-ja vendosi që ta ndryshoi formën e kësaj kampanje.

Projekti në fjalë, i ka sjellur ATK-së miliona euro për afër tri vite. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri në një intervistë dhënë për “Indeksonline” ka folur për të hyrat e këtij institucioni financiar. Sipas tij, kanë shënuar rritje të vazhdueshme.

Ai ka shtuar se janë në fazën e analizimit se si do të modifikojnë formën e re të kuponëve fiskal. Imeri thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë në kohëzgjatje deri në dy vite.

Po ashtu si një ndër projektet më të  sukseshme në ATK ka rezulutar të jetë ai i Deklarimit Elektronik të tatimeve – EDI, që i njëjti ju ka mundësuar të gjithë tatimpaguesve të kryejnë tatimet e tyre.

Më tej, synimet që pretendon ti ketë shefi i ATK-së gjatë 2018-tës janë si në vijim:

Implementimi i Strategjisë së ATK-së 2015-2020,

Përmbushja e objektivave të parapara me Planin Vjetor të Punës, Përmbushja e objektivave në kuadër të MSA-së, Zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale,

Modernizimi i ATK përmes zhvillimit të sistemit te ri të Teknologjisë Informative, Lancimi i faturës elektronike të TVSh-së, “E-Invoicing”, Ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të riskut. /MESAZHI/