Atletico forcon pozitën e dytë fal golit nga penalltia

Futbollistët e Atletico Madrid shënuan fitore kundër Alaves me rezultat 1:0, si mysafir në Vittoria, në javën 35 të La Ligës së Spanjës.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Kevin Gameira nga penalltia në minutën 78, shtatë minuta pasi që Fernando Tores dështoi të shënojë gol nga pika e bardhë, transmeton KosovaPress.

Pas kësaj fitoreje, madrilenët mbajnë pozitën e dytë para rivalit të qytetit, Real, i cili mbetet mbrapa me katër pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluara.

Alaves është i sigurt në mesin e tabelës me 13 pikë larg zonës së rënies nga liga.

Rezultatet:

Alaves – Atletico Madrid 0:1 (0:0)

Gameiro 78p

Getafe – Girona 1:1 (1:1)

Dediu 18 – Stuani 45p

18:30 Valencia – Eibar

20:45 Deportivo – Barcelona

Nesër:

21.00 Betis – Malaga

Dje:

Espanyol – Las Palmas 1:1 (0:1)

Moreno 76 – Kaleri 29p

Real Sociedad – Athletic Bilbao 3:1 (2:0)

San Hoze 15ag, 54ag, Oyarsabal 36 – Garcia 59p

Real Madrid – Leganes 2:1 (2:0)

Bale 8, Mayoral 45 – Brashanac 66

Villarreal – Celta Vigo 4:1 (3:1)

Baka 13, 35, 38, Castileho 90+3 – Sisto 34

Të premten:

Levante – Sevilla 2:1 (1:1)

Marti 11, Morales 74 – Fernandes 16

Në tabelë prin Barcelona me 83 pikë, pasuar nga Atletico Madrid me 75, Real Madrid 71, Valencia 67, etj.