Atletico Madrid – Liverpool: Analizë, statistikë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e martë) do zhvillohet super përballja mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit.

Dy gjigantët evropianë do kërkojnë pikët e plota në “Wanda Metripolitano” me një synim, që është kualifikimi në fazën e eliminimit direkt, transmeton lajmi.net.

Mungesat e dy skuadrave:

Atletco do jetë pa katër yje si Matheus Cunha, Jose Gimenez, Stefan Savic dhe Marcos Llorente.

Derisa, edhe Liverpool ka tre mungesa si Thiago Alcantara, Harvey Elliott dhe Curtis Jones.

Fakte të ndeshjes:

Atletico ka shënuar më pak se 2.5 gola në 5 ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Statistika:

Ndeshja e Atleticos ndaj Granada të shtunën u shty, pra kanë pasur kohë shtesë të përgatiten. Skuadra e La Liga-së herën e fundit mposhti AC Milanin në ndeshjen e kaluar të këtij kompeticioni.

Një fitore 5-0 ndaj Watford, dëshmon që Liverpool është i pamposhtur këtë sezon. “Reds” kanë impresionuar në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tetë gola në dy takime dhe duan ta vazhdojnë këtë rekord.

Formacionet e mundshme:

Atletico Madrid: Oblak; Hermoso, Kondogbia, Felipe; Carrasco, Paul, Koke, Lemar, Trippier; Felix, Suarez.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Milner; Salah, Firmino, Mane.

Parashikim: Atletico 1 – 2 Liverpool.