Audi në Formula 1 nga viti 2026

Audi-CEO Markus Duesmann (rechts) enthüllt in Spa-Francorchamps mit Audi-Technikchef Oliver Hoffmann das neue Formel-1-Auto

Prodhuesi gjerman i makinave Audi ka njoftuar hyrjen në Formula 1 nga sezoni që do të nisë në vitin 2026.

Kreu i Audi, Markus Duesmann, njoftoi përpara Çmimit të Madh në Spa Francochan, Belgjikë, vendimin e kompanisë për t’iu bashkuar garës më prestigjioze të prodhuesve të makinave.

Garat me makina kanë qenë gjithmonë në ADN-në e Audi-t, tha Duesman.

Ai tha se tani është koha e përkryer për të hyrë në Formula 1, pasi gara po merr rregulla të reja.

Duesman njoftoi se Audi do të shpallë partnerët e saj të prodhimit të shasisë deri në fund të vitit.