Australia ka ofruar gaz natyror të lëngshëm shtesë për Evropën, nëse Rusia vendos të ndërpresë furnizimet me energji pas rritjes së tensioneve me Ukrainën.
Ndërsa tensionet po shtohen midis Rusisë dhe Perëndimit, ka shqetësim në rritje se Moska mund të pakësojë ose ndërpresë furnizimet me gaz për Evropën.
Çfarë është Nord Stream 2 dhe si lidhet me krizën Rusi-Ukrainë?
BE-ja varet nga Rusia për rreth një të tretën e furnizimeve të saj me gaz dhe mund të ketë nevojë për burime alternative pasi përshkallëzohet frika për një pushtim rus të Ukrainës, raporton VOA.
Australia është një nga prodhuesit kryesorë në botë të gazit natyror të lëngshëm dhe është e përgatitur të rrisë eksportet e saj për vendet evropiane.
Ministri i Tregtisë Dan Tehan tha në një deklaratë të enjten se Australia ishte “e gatshme të mbështesë miqtë dhe aleatët në mjedisin aktual sfidues dhe kompleks “.
“Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari, të marra së bashku, ofrojnë rreth 50% të gazit natyror të lëngshëm në botë përmes transportit, ndërsa ajo që ofron Rusia, padyshim është përmes gazsjellësit,”, tha Tony Wood, drejtor i Programit të Energjisë në Institutin Grattan, një organizatë kërkimore australiane. /tiranapost





