Austria kërkon zvogëlimin e shtesave për fëmijët e të huajve që jetojnë në vendlindje

Prindërve të cilët punojnë në Austri, ndërsa fëmijët e tyre jetojnë në vendin e prejardhjes, mund t`u zvogëlohen ndihmat familjare për fëmijë.

Këtë kërkesë në pranverë të këtij viti e ka nisur Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), shkruajnë mediat austriake.

Ata kanë propozuar që të shqyrtohet mundësia e zvogëlimit të ndihmave familjare për fëmijët që jetojnë jashtë vendit, nëse kostoja e jetesës së vendit përkatës është më e ulët, përcjell “albinfo.ch”.

Kjo iniciativë duket se ka gjetur përkrahje edhe nga shtetet tjera evropiane. Të paktën katër shtete të tjera i janë bashkuar kësaj kërkese.

Përfaqësuesit e Gjermanisë, Danimarkës, Irlandës dhe Austrisë i kanë shkruar një letër Komisionarit Social, Marianne Thyssen. Ata kanë bërë thirrje për një diskutim mbi ndihmat familjare. Kërkesa e këtyre shteteve është që ndihmat familjare të kanë koston reale të jetesës me vendin përkatës.

Në vitin 2016 gati 300 milionë euro kanë shkuar jashtë Austrisë për rreth 130,000 fëmijë. Shumica e parave shkon në Hungari (80 milionë euro).

Ndihmat familjare për fëmijë në Austri varen nga mosha e fëmijës ndërsa është mesatarisht 137 euro në muaj. Sipas Ministrisë së familjeve në Hungari, ndihma familjare atje është rreth 39 euro.

Në anën tjetër, më këtë propozim nuk është pajtuar Komisioni Evropian. Ata kanë thënë se parimi themelor i Bashkimit Evropian është, me qenë kontributet e barabarta për të gjithë.

Nëse propozohet një ndryshim të tillë, duhet që ministrat e punëve sociale të BE-së të kanë në favor të tyre shumicën e votave./Mesazhi/