Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, e cilësoi si rezultat i valës raciste antiislame në Austri vendimin për mbylljen e shtatë xhamive dhe dëbimin e imamëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Mbyllja e shtatë xhamive dhe deportimi i imamëve nga Austria me arsyetime jobindëse është një nga rezultatet e valës raciste antiislame dhe populiste separatiste në këtë vend”, tha Kalın në llogarinë e tij në Twitter, duke reaguar ndaj vendimit të qeverisë austriake për të ndaluar aktivitetet e shtatë xhamive dhe dëbuar dhjetra imamë të financuar nga jashtë.
Kalın theksoi se qëllimi prapa vendimit për mbylljen e 7 xhamive në Austri është përfitimi politik duke i margjinalizuar komunitetet muslimane.
“Qëndrimi ideologjik i qeverisë austriake është në kundërshtim me normat ligjore universale, politikat e integrimit shoqëror, ligjit të pakicave dhe moralit të bashkëjetesës. Normalizimi i këtillë i antiislamizmit dhe racizmit duhet refuzuar medoemos”, shtoi zëdhënësi presidencial i Turqisë.